Vendosni fjalën kyçe....

Përfundon rinumërimi në Rrogozhinë, Memolla i PS mbetet sërish fitues


Edhe pas rinumërimit të kutive të pretenduara nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” nuk ka ndryshuar fituesin në Bashkinë Rrogozhinë.

Bashkia Rrogozhinë do mbetet nën drejtimin e Edison Memollës.

Përkatësisht pas rinumërimit të votave, Edison Memolla rezulton të ketë 5129 vota dhe Shkëlqim Hoxha, 5108, me vetëm 21 vota diferencë.

Ndërkohë në rezultatin e KQZ-së, Memolla rezultonte më parë me 5133 vota ndërsa Hoxha me 5103.