Vendosni fjalën kyçe....

Pritej sot, shtyhet për nesër mbërritja e 15210 dozave të vaksinës Pfizer


Është shtyrë me 24 orë mbërritja e sasisë prej 15210 dozash të vaksinës kundër Covid-19 të Pfizer, e paralajmëruar për sot.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, sasia e lartpërmendur pritet të mbërrijnë ditën e nesërme.

“Sapo kemi marrë njoftim nga kompania dhe autoriteti përgjegjës për transportin e sigurt të vaksinës, se sasia e vaksinave Pfizer, e konfirmuar për të mbërritur mbrëmjen e sotme, shtyhet me 24 orë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim lidhur me mbërritjen e vaksinave në vendin tonë ndërkohë që informon qytetarët se procesi i vaksinimeve po vijon sipas planit ne qendrat e vaksinimit te përqëndruar, me vaksinimin e personelit shëndetësor dhe grupmoshën +80 vjeç, sipas fashave të përcaktuara.” – thuhet në njoftimin e ministrisë


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *