Vendosni fjalën kyçe....

Rama sulmon kritikët e Anti-KÇK-së: Deri dje na akuzonit se ishim bashkëpunëtorë sot po mbroni krimin


Kryeministri Edi Rama ka reaguar kundër zërave kritikë ndaj nismës “Anti KÇK”.

Sipas Ramës, të gjithë kritikët tani po mbrojnë krimin kur deri dje akuzonin qeverinë dhe Partinë Socialiste për lidhje me krimin.

Rama më tej ka vijuar të mbrojë nismën e propozuar nga mazhoranca e cila sipas tij do mundësojë goditjen e krimit.

A janë njerëz këta a ça janë?”, më shkruan një qytetar i tronditur nga komentet e studiove televizive kundër paketës antiKÇK!Eh, kanë kaq kohë që shajnë, akuzojnë, shpifin për lidhjet e qeverisë me krimin dhe mblidhen në sallonet tv sa herë ndodh një vrasje, duke sulmuar qeverinë/

Sot që qeveria është angazhuar në ofensivën më shembullore kundër krimit në historinë e vendit, mblidhen në sallonet tv për të mbrojtur krimin nga qeveria që po shkel të drejtat e atyre, të cilët deri dje pa pikën e turpit, i lidhnin me mua, me PS e me çdo fitore elektorale të PS.

Njerëz janë njerëz, po janë armiqësuar me të vërtetën, me faktet e me vetë profesionin e tyre për inat të qeverisë!Dhe janë kaq qorrazi kundër qeverisë, sa tani janë kthyer befas në avokatë gjynahqarë të krimit, që po lënë kokrrën e namit me dokrrat e dembelizmit të tyre mendor”-shkruan Rama në Twitter.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *