Vendosni fjalën kyçe....

Akuzohet për fshehje pasurie, ish-kreu i Kushtetueses del para GJKKO: Apartamenti është i vëllait, huanë 10 mijë euro e kam marrë nga kunati


Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja ka bërë mbrojtjen në Gjykatën e Posaçme, teksa deklaroi se apartamenti në Golem me hapësirë 60m2 dhe një garazh, është në emër të vëllait dhe duhet të përgjigjet ai.

Për huanë që ka marrë nga kunati shprehet se ka punuar në emigrim. Ndërsa për apartamentin në Tiranë shprehet se ka marrë kredi.

“Sa ti takon huasë 10 mijë euro nga kunati. Ai ka punuar në emigrim, dhe nuk i deklaron të ardhurat në vitet 2000 nga emigracioni. Për apartamentin 146m2 në Tiranë kam marrë kredi deri në vitin 2033“, tha Dedja.

Prokuroria që u akuzua nga Dedja tha se ka ngritur akuza të pambështetura në prova.

“Akuza nuk është konceptimi. Gjyqtari i seancës paraprake nuk është shprehur me vendim se provat ishin të pamjaftueshme. Seanca paraprake nuk zëvendëson gjykimin në themel”.

GJKKO vendosi të shtyjë seancën për 15 qershor të mbrojtjes së vendimit për të përgatitur konkluzionet. Mbrojtja kërkoi ti vihen në dispozicion të gjitha procesverbalet e procesit gjyqësor. Bashkim Dedja akuzohet për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë, ndërsa SPAK kërkoi 1 vit burgim që konvertohet për shkak të gjykimit të shkurtuar në 2 vite shërbim prove. Pas daljes nga seanca Dedja nuk preferoi të komentonte, duke thënë se do përgjigjet në një moment tjetër.