Vendosni fjalën kyçe....

Berisha në një linjë me Metën: Të përgatitemi për referendum


Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot në një takim me intelektualët në Tiranë se do të bëjë betejë për votën, të cilën e cilësoi të shenjtë.

Berisha tha se Kushtetuta ka rënë me vendosjen e monizmit të plotë nga Edi Rama,

Më tej Berisha tregoi se është në një linjë me Ilir Metën duke thënë se duhet të përgatitemi për referendum.

Beteja jonë për votën është e shenjtë. Ajo ka rëndësi vendimtare për fatin e këtij kombi dhe të kësaj shoqërie. Kjo kushtetutë me vendosjen e monizmit të plotë, kjo në thelbin e vet demokratik ka rënë.

Krahas zgjedhjeve, krahas lirisë së medias, krahas pavarësisë së gjykatave, bota e qytetëruar vendosi në Kushtetutshmërinë si shtyllë e demokracisë, sepse ndan dhe balancon pushtetin.

Këtu të gjitha pushtet i ka marrë një njeri. Me emërimin e presidentit socialist mori të gjitha pushtetet. Të gjithë ne duhet të përgatitemi për një referendum.

Se një parti fiton zgjedhjet, një kryeministër hipën në timon, kushtetuta mbetet siç është, ligjet mbeten siç janë, dhe vjen tjetri që bën këto që po bën. Ka një rëndësi të jashtëzakonshme themelore të angazhohemi dhe të punojmë që me demokracinë direkte ne të bëjmë ndryshimet që duhen.”-tha Berisha.