Grupe të serbëve lokalë u mblodhën para ndërtesës së komunës në Leposaviç për të kundërshtuar kryetarin e ri të kësaj komune, Lulzim Hetemi.
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, bisedoi me pjesëtarë të misionit paqeruajtës KFOR në Zveçan.
Përfaqësues të Listës Serbe u pan duke negociuar me KFOR-in edhe në Leposaviç.
Sipas raportimeve, ai tha se kërkesë e serbëve atje është që kryetari i ri i kësaj komune, Ilir Peci, të mos hyjë në objektin komunal. Ai, po ashtu, kërkoi nga KFOR-i që Policia e Kosovës t’i tërheqë njësitet speciale nga kjo zonë.