Vendosni fjalën kyçe....

Basha poston videon: Vendi i pushtuar nga uji, ministrat e Ramës hanë darka luksi në Dubai


Kreu i PD-së Lulzim Basha ka publikuar videon kundër shumicës socialiste duke denoncuar se ka braktisur qytetarët që gjenden në vështirësi këtë vit nga përmbytjet për shkak të shirave si edhe pasojave të tërmetit.

Basha thotë se ndërsa vendi është nën ujë ministrat e Ramës darkojnë në Dubai në restorante luksi.

Ndërkohë që vendi është nën ujë, mijëra familje po kalojnë dimrin e dytë në çadra, shqiptarët janë pa asnjë ndihmë përballë krizës ekonomike dhe shëndetësore, ministrat e Ramës shtrohen për shtatë palë qejfe në restorantin më të shtrenjtë në Dubai.

Është koha të kemi një qeveri që kujdeset për njerëzit, dhe jo këtë që e ka mendjen vetëm për veten e saj”-shkruan kryedemokrati.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *