Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohen 8 persona në Tiranë


Tetë persona janë arrestuar së fundmi në Tiranë.

Ata akuzohen për krime të ndryshme si shitje lëndësh narkotike, armëmbajtje pa leje, aksident e drejtim mjeti pa patentë.

Njoftimi

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin K. P., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Po ashtu në pranga ra edhe E. M., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Edhe shtetasi F. Xh., 22 vjeç, banues në Vlorë, është arrestuar pasi gjatë kontrollit në automjetin që ai drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin A. L., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një mjet prerës, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin B. M., 35 vjeç, banues në Kamzë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

– S. L., 50 vjeç, banues në Kamzë, pasi duke drejtuar automjetin, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin P. D., 27 vjeç. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;

– A. Ç., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;

– I. V., 29 vjeç, banues në Fier, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen R. R., 23 vjeçe, banuese në Sarandë, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.”