Vendosni fjalën kyçe....

Balla- opozitës: Patriotitzmin e përdorni si maskë, a thua se u djeg barku juve për vatanin dhe Kosovën


Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka ironizuar opozitën e cila sipas tij nuk ka folur aspak për Kosovën por merren me deklarata politike duke përdorur kryeministrin Rama.

Balla tha ndër të tjera se sa më lart të ngrihet Shqipëria në nivel ndërkombëtar aq më e madhe do jetë mbështetja për Kosovën.

‘Nga inati i politikës së ditës po rreken ta përdorin situatën si instrument për të goditur kryeministrin e Shqipërisë. U pa sot edhe në shumicën e folësve, njëri që kishte 10 minuta harxhoi 9 minuta duke folur për kryeministrin. A thua se këtyre u djeg barku për Kosovën dhe vatanin. A thua se s’ka këtu ndonjë që patriotizmin e përdor si maskë për të fshehur tradhtinë që u duket nga këtu deri në fund të sallës. Shqipëria është dhe ka qenë gjithnjë krah popullit të Kosovës. Këtë e kemi detyrim kombëtar e politik. Sa më lart të ngrihet Shqipëria në nivel ndërkombëtar aq më i madh do jetë mbështetja jonë për Kosovën.’– tha Balla.