Vendosni fjalën kyçe....

KQZ i jep mandatin Fredi Belerit


KQZ-ja i ka dhënë mandatin Fredi Belerit, i cili ndodhet në burg, pasi akuzohet për shitblerje votash.

Kreu i KQZ-së Celibashi lexoi sot listën e certifikuar të fituesve në 12 bashki si për krerët ashtu edhe për këshillat bashkiakë.

Beleri, i cili ishte kandidat i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në Himarë, mundi kandidatin e PS-së Jorgo Goro pas numërimit të kutisë së fundit, duke marrë 19 vota më shumë.

Ndërkohë pas çaste më parë, Partia Republikane i ka kërkuar KQZ-së rinumërimin e të gjitha kutive të votimit në  Pukë.

Në një deklaratë për mediat, thuhet se vetëm në numërimin e një kutie, 64 votat e saj i kanë kaluar PDIU-së, gjë që sipas saj fakton manipulimin e zgjedhjeve të 14 majit.