Vendosni fjalën kyçe....

Dyshimet për shpërdorim detyre gjatë detyrës si kryebashkiak, arrestohet ambasadori i Bosnjës në Katar


Ambasadori i Bosnjë dhe Hercegovinës në Katar, Abdulah Skaka (SDA) është arrestuar me dyshimin për keqpërdorim të pozitës së tij gjatë kohës që ishte kryebashkiak i Sarajevës, nga viti 2016 deri në vitin 2020.

Sipas mediave të huaja, Skaka është dërguar në ambientet e MPB-së të Kantonit të Sarajevës, ku ka dhënë një deklaratë dhe më pas është arrestuar.

Gjatë ditës, zyrtarët e MPB-së së Kantonit të Sarajevës, nën mbikëqyrjen e prokurorisë kantonale, kontrolluan disa lokacione.

Siç thuhet më tej, ish-kryetari i Sarajevës është arrestuar në një operacion i cili po zhvillohet në zonën e disa komunave të kryeqytetit të Bosnje dhe Hercegovinës për shkak të dyshimeve se janë kryer disa krime – shpërdorim detyre, falsifikimi i dokumenteve zyrtare, si dhe ryshfeti.