Vendosni fjalën kyçe....

Erion Kristo: Rama të bëjë së pari transparencën e “ERTV”-së, ku i gjen gjithë ato para?


Përpara Kuvendit po zhvillohet protesta e gazetarëve të cilët kërkojnë të mos miratohen dy projektligjet e propozuara nga kryeministri Edi Rama për mediat në vend.

Gazetari Erion Kristo i ka kërkuar së pari kryeministrit Edi Rama të bëjë transparencë për “ERTV-në”.

” Një komunikim i kryeministrit thotë se këtu ka media që financohen nga ISIS. Atëhere dhe mua më lind e drejta të them se ERTV financohet nga ISIS. Nuk po them shpifje, po them mediat, po them fjalën që ka thënë ai. Të dënohet nëse është shpifje. Nëse do të dënohem të them fjalën që ai ka thënë… kjo s’do të ndodhë ë por po themi…

Unë s’e di ku i gjen ato para. O na i merr ne nga shkollat e fëmijëve tanë, tavanet e rëna të shkollave, investimet që s’po bëhen o nga ISIS. Këtu ka rëndësi më shumë fotografimi sesa puna. Të bëjë transparencën e medias së vet, ku i bleu dronet, kamerat e televizionit të vet ku i bleu, të shpjegojë ku e ka liçensën ERTV-ja, pasi të bëjë transparencën e vetes së vet, i pari që do e do ndryshojë gjuhën e komunikimit siç do ai, do jem unë. Por pasi të japë llogari. Askush s’mund ta prekë fjalën e tij, por ai mund ta prekë fjalën tonë.

Si e vërteton ai që mediat këtu financohen nga Rusia? Ky ministri i rendit të Brendshëm ku është këtu, që ISIS bënka valle këtu. Çfarë veprimtarie kanë nxjerrë?

Të gjithë jemi kundër fyerjes e shpifjes. Dëgjoni tani deklaratën e paparë të kryeministrit. Mediat në Shqipëri financohen nga burime të dyshimta ruse dhe nga ISIS-i. E ka thënë vetë me gojën e vet. Nëse këtu rusët financokan mediat dhe ISIS financoka mediat, kush mban përgjegjësi për këtë nëse është e vërtetë apo shpifje? Kështu që ditën e parë që miratohet ky ligj, do e padisim për shpifje. Ose nxirr informacionet, ose do dënohesh për shpifje.

Të gjitha nenet janë antikushtetuese. T’i japësh një pushtet ekstra një institucioni që nuk ka treguar asnjë lloj dinjiteti.

Miliona euro të taksapaguasve shqiptarë u kanë kaluar mediave private. Pse nuk kanë bërë një investigim për këtë, pse nuk ka asnjë dënim?”– tha Kristo.

Kristo vazhdoi të thotë se “në Shqipëri ka me mijëra ligje që nuk zbatohen, me mijëra. Ky ligj do u krijojë iluzionin shqiptarëve sikur po u mbron dinjitetin”.

Analisti Enton Abilekaj, i cili gjithashtu është i pranishëm në protestën për  mediat, ka deklaruara se nuk do ta njohë këtë ligj edhe sikur të miratohet, me çfarëdolloj kostoje.

“Nuk do ta njohim këtë ligj me asnjë lloj kostoje, qoftë edhe me koston e burgosjes. Le të mbyllë gazetarët, të mbyllë mediat… Po çdo diktator ka fatin e vet dhe nëse ai ka zgjedhur fatin e diktatorit, le ta çojë deri në fund!”- tha Abilekaj.