Vendosni fjalën kyçe....

Del videoja, si u arratisën tre shqiptarët nga burgu në Itali


Del videoja e arratisjes së tre shqiptarëve nga burgu i Trevisos në Itali.

Në pamjet e publikuara nga Il Gazzettino, shihet momenti kur tre shqiptarët vrapojnë në një fushë të gjelbërt pranë burgut, pasi më herët kishin zbritur me çarçafë pasi kishin prerë me sharrë hekurat e dritares në qelinë e tyre.

Për dy prej tyre arratisja zgjati shumë pak pasi u ndaluan nga policia e Burgjeve, ndërsa i vetmi që mbetet ende në arrati është anëtari i bandës së Niklës, Edison Pula.

27-vjeçari mbahej me një urdhër-arresti europian për tentativë vrasje, grabitje, posedim lëndësh plasëse dhe vepra të tjera të trafikut të drogës, të gjitha të kryera jashtë Italisë.