Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në rrugën Tiranë-Elbasan, humb jetën 55-vjeçari


Një person ka humbur jetën pas një aksidenti në rrugën Tiranë-Elbasan.

Sipas njoftimit zyrtar, në aksident janë përfshirë dy mjete, ku ka humbur jetën drejtuesi i njërit prej mjeteve me iniciale Sh.K. 55-vjeç.

Nga përplasja ka mbetur e dëmtuar edhe bashkëudhëtarja e viktimës, V.K. e cila është dërguar në spital.