Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Basha hyri në politikë si infiltruar, nuk e mbajti dot shantazhin e Ramës me dosjen e Mother Jones


Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shpjeguar sipas tij marrëdhënien Rama Basha dhe qasjen e tij se kryeministri e përdori ish-agjentin e FBI-së që Kryeministri të merrte peng opozitën.

Meta tha në një intervistë për emisionin “Frontline” se është e qartë se ka pasur të dhëna që Rama i ka përdorur përmes Nezës dhe për të krijuar një proces kundër Bashës i cili qëlloi i dobët dhe nuk mbajti proces.

Meta shtoi se siç ka thënë Berisha ish-ambasadori i çoi dosjen në zyrë pas zgjedhjeve të vitit 2017 gjë e cila ndodhi me të por që kreu i PL-së nuk e mori parasysh.

Raporti Rama-Basha më i hershëm se ky zhvillim. E qartë që Rama ka pasur disa të dhëna të caktuara që i ka përdorur përmes personit A që ia ka çuar këtij personi për të krijuar një proces kundër këtij njeriu që nuk e mbajti dot shantazhin dhe presionin sepse qëlloi i dobët.

Ndërkohë që siç e ka thënë edhe Berisha, ish-ambasadori i SHBA i ka vajtur në zyrë pas zgjedhjeve 2017 dhe i ka treguar dosjen e Mother Jones. E njëjta ka ndodhur edhe me mua. Më ka ardhur i shqetësuar ish-ambasadori dhe më ka thënë se ishte i shqetësuar për financime ruse në PD. Më tregoi edhe artikullin e Mother Jones Unë as e kam marrë fare seriozisht këtë çështje, pasi Mother Jones pas asaj bëri një tjetër shkrim për mua që tregon se ishte i paguar. Procesi si ka ecur më pas tregon se ky ose ka pasur probleme ose është ndjerë në një presion të fortë dhe është dorëzuar. Edhe 17 maji ishte dorëzim tek Edi Rama”-tha Meta..

Më tej Meta shtoi se Basha ka ardhur në politikën shqiptare si i infiltruar. Kreu i PL-së tregoi se shihte te Basha probleme të mëdha qëndrueshmërie dhe personaliteti.

Mendoj se Basha ka ardhur në politikën shqiptare si i infiltruar. A ishte që në fillim apo më pas i lidhur me Ramën kjo është gjë tjetër.

Bashën e kam njohur shumë mirë që në 2005, kemi pasur marrëdhënie shumë të mira deri në 2009, në bashkëqeverisjen me Berishën, shihja që kishte disa probleme të mëdha qëndrueshmërie e personaliteti dhe më pas e kisha të qartë se nuk ishte ai që paraqitej”, tha Meta .