Vendosni fjalën kyçe....

Alibeaj pas mbledhjes së Kolegjit të Kryetarëve: Shumë shpejt nxjerrim kandidaturat për zgjedhjet lokale


Deputeti i PD-së Alibeaj ka deklaruar se kolegji i kryetarëve ka diskutuar për zgjedhjet e ardhshme lokale e rifreskimit të strukturave në rrethe.

Ai theksoi se gjatë mbledhjes ishte diskutuar edhe synimi për daljen me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet e 14 majit 2023. Alibeaj shtoi se lëvizja e deputetëve nuk ka të bëjë me sinjale provokative pasi sipas tij beteja e demokratëve është me regjimin.

Deklarata e Alibeajt vjen teksa Gjykata e Apelit do shqyrtojë çështjen e statutit të PD-së e kujt do i përkasin simbolet e partisë, deputetëve të Bashës apo grupit të Berishës.

Ky i fundit ka akuzuar sot kryeministrin Rama se po manipulon procesin gjyqësor në Apel.

“Sot mbledhja me Kolegjin e kryetarëve të PD së bashku me kryesinë e PD ishin 2 qëllime, informimi për të gjitha zhvillimet e fundit që ishte dhe synimi ynë për daljen tonë me një kandidat të përbashkët dhe marrja e qëndrimit që morëm ishte e udhës sot që jo vetëm të informonim por edhe fillimi i menjëhershëm i procesit të riorganizimit të të gjitha degëve të PD-së në funksion të rifreskimit dhe ripërtëritjes dhe identifikimit qoftë për kandidatura për kryetarë bashkie apo këshille bashkiake. Ju informoj se në PD janë depozituar prej kohësh një numër i madh kandidaturash sipas statutit të PD, shumë shpejt do deklarojmë edhe kandidaturat për të gjitha bashkitë që do jenë të gatshëm për të garuar në zgjedhjet e 14 majit. Ne kemi zhvilluar mbledhje në selinë e PD-së në Durrës, në Tiranë e zhvillojmë sot në Fier, mbledhja tjetër do jetë në Lezhë për të treguar se ne jemi në paradhomë të fushatës zgjedhore dhe është e udhës që demokratët duhet të dalin në terren, është edhe taktikë për të pasur kontakte më intensive me demokratët kudo ku janë. Në të gjithë këtë lëvizjen tonë nuk duam e nuk e kemi bërë lëshimin e sinjaleve provokative, beteja jonë është me regjimin, aleatët tanë janë qytetarët.” – tha Alibeaj.