Vendosni fjalën kyçe....

73-vjeçarja që ndërroi jetë nga koronavirusi kontaktoi dhjetëra mjekë e infermierë, vetëizolohen të gjithë


73-vjeçarja që humbi jetën nga koronavirusi në spitalin e Durrësit, ka pasur kontakte me mjekë e infermierë të spitalit të qytetit bregdetar.

Sipas ‘Balkanweb’, gruaja që humbi jetën ditën e sotme ka pasur kontakt direkt me 16 infermierë, 23 mjekë dhe 6 sanitarë të Repartit të Patologjisë, të cilët sot nuk janë paraqitur në punë, nga frika se mund të jenë prekur nga virusi vdekjeprurës.

Të gjithë punonjësve të spitalit u janë marrë analizat dhe po testohen për koronavirus në Institutin e Shëndetit Publik. Para se të shtrohej, 73-vjeçarja ka qëndruar disa orë në urgjencën e spitalit të Durrësit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *