Vendosni fjalën kyçe....

Top Channel: Prokuroria kapi e-mailet e Lefter Kokës por injoroi ato të Ahmetajt


Teksa për shumicën prej të akuzuarve për shpërdorim detyre u kërkua masa dy vjet e 8 muaj burg nga SPAK për çështjen e inceneratorit të Elbasanit, avokati Sajmir Visha reagoi me tone të ashpra.

Menjëherë pasi doli nga pretenca, Visha tha se duke i krahasuar me dosje të tjera të mëparshme  për shtetas që janë dënuar për shpërdorim detyre, SPAK ka mbajtur qëndrim të butë. Ai hodhi akuza të forta, duke e konsideruar se ky qëndrim i ashpër lidhet me shumë për të kënaqur sipas tij politikën, si ajo që inicioi çështjen në SPAK.

Duke studiuar dosjen e pretencës së SPAK mbas shpalljes së pretencës, gazetarja Anila Hoxha vëren se SPAK ka qëndrim kontradiktor. Pasi lidh njohjen mes ish-ministrit të Mbrojtjes dhe Zotos përmes e-maileve dhe ekspertizave të nxjerra në 3 nëntor 2022, thotë se vërtetohet nga e-maili dhe njohja midis të dyjave.

SPAK nuk ka mbajtur të njëjtin qëndrim sa takon ish ministrit të Financave Ahmetaj.  SPAK në atë kohë tha se nuk kishte pasur mundësi të konkludonte me këqyrjen e e-maileve. Por, këtë mundësi e ka pasur me ministrin Lefter Koka, duke vërtetuar se kishte njohje mes të dyve, edhe për pagesat që janë kryer. Edhe për një udhëtim të ish-ministrit Koka me bashkëshorten e tij drejt Vjenës. Ndërsa megjithëse ka pasur fatura dhe akt-ekspertiza në të njëjtin kompjuter të Zotos, në të cilën vërtetohet lidhja me Zotos dhe Ahmetaj, ky fakt nuk u soll nga SPAK.

VINI RE: Artikulli është pronë intelektuale e TCH