Vendosni fjalën kyçe....

Bejko: Dorëheqja e Alibeajt ishte e papritur, zhvendosi debatin për largimin e Berishës


Për Roland Bejkon dorëheqja e Enkelejd Alibeajt ishte e papritur.

Sipas tij, Alibeaj nuk e diskutoi paraprakisht në grupimin e tyre dorëheqjen.

Bejko shtoi se nuk ka njoftim për mbledhje kryesie.

Ish-kandidati për Bashkinë e Tiranës, tha se dorëheqja e Alibeajt ka ndikuar jopozitivisht pasi i gjeti të papërgatitur duke zhvendosur debatin për largimin e Berishës.

“Z. Alibeaj nuk e ka diskutuar me askënd dorëheqjen. E ka dhënë vetë. Duhet ta bënte diskutimin, më tha që ‘nëse do ta flisnim ju do të ndikonit të ndërroja mendjen’. Nuk ka një njoftim për mbledhje kryesie. Nuk është bërë njoftimi nga një sekretar aty që është në parti. Seç po luhet aty. Njoftimi nuk është bërë dhe s’ka mbledhje nesër. Kjo më duket e padrejtë. Dorëheqja e Alibeajt ka ndikuar jo pozitivisht pasi na gjeti të papërgatitur neve që jemi në vijën e parë të zjarrit. Dorëheqja zhvendosi debatin, sepse tema e ditës duhet të ishte ajo e Berishës nga pala tjetër që kishin si objektiv fitoren. Ai dështoi në mënyrë të plotë, tha që gjoja do të mbronte votat e shqiptarëve dhe do të fitonte. Gjithsesi z. Alibeaj është një personazh me karakter dhe zbatoi vendimin e Kryesisë së PD që menjëherë pas zgjedhjeve i mbaronte mandati Alibeajt dhe niste ristrukturimin”, tha Bejko në Report Tv.