Vendosni fjalën kyçe....

Ironia e Ballës: S’e kam takuar Bashën, kam qenë në një ashensor edhe me Berishën


Taulant Balla mohoi ta ketë taluar ish-kreun e PD-së Lulzim Basha pas videos së publikuar nga Syri Tv, tre ditë para zgjedhjeve vendore të 14  majit.

I pyetur nga gazetarët para hyrjes së seancën plenare, ai tha se nuk ka takuar as Bashën dhe as Berishën.

“Nuk e kam takuar Lulzim Bashën, unë kam qenë dhe në një ashensor dhe me Berishën. I bie që e kam takuar dhe Berishën? Jo nuk e kam takuar as atë.” – tha Balla.

Më tej ai i bëri thirrje opozitës që të kthehet në Kuvend për të punuar mbi një sërë çështjesh me rëndësi për vendin si reforma zgjedhore.

“Unë mendoj se gjithmonë humbësi e shef fajin te kundërshtari dhe nuk shikon se çfarë ka bërë gabim është një çmenduri. Le të vijojnë që të insistojnë në të njëjtën gjë. Mendoj se e kemi nisur këtë seancë të parë me dy projektligje të rëndësishme dhe besoj se apeli im dhe pse opozita e nisi punën me këtë bojkot, thirrja ime është që opozita t’i kthehet punës në Kuvend se na duhet të punojmë së bashku për një sërë çështjesh, për çështje me rëndësi si reforma zgjedhore dhe të përfundojmë në kohë disa propozime të PS që lidhet me reformën zgjedhore. Thirrja ime është dhe për zgjedhjen e avokatit të popullit, ku opozita nuk mund ta marrë peng zgjedhjen e tij për rolin që ai ka për qytetarët. Nga dita e hënë ne i kërkojmë opozitës duke qenë se kushtetuta na imponon një shumicë, duhet që të ulemi për kandidatin” – shtoi Balla.