Vendosni fjalën kyçe....

Ra në shina, punonjësi e shpëton për punë sekondash para mbërritjes së trenit (VIDEO)


Ky është momenti i frikshëm kur një njeri rrëzohet në shinat e trenit dhe një punëtor e tërheq duke i shpëtuar jetën, vetëm pak sekonda para se treni të kalonte.

Klipi dramatik u publikua nga Bay Area Rapid Transit (BART), ku punonjësi i identifikuar si John O’Connor hidhet në aksion në stacionin e Oakland, pasi një burrë u pengua dhe ra mbi shinat në momentin që treni po afrohej.

24-vjeçari, mrekullisht arriti ta kapë burrin nga shpatullat dhe e ngriti lart në platformë pak sekonda para se të kalonte trenin.

O’Connor tha se treni ishte rreth 60 metra larg kur burri ra në shina.

“Sinqerisht mendova se treni do ta ndante atë në gjysmë. Nuk doja ta shihja këtë djalë të vdiste. Unë thjesht bëra atë që bëra. Thjesht falënderoj Zotin që isha atje. Unë isha duke qëndruar në shiritin e verdhë, duke u thënë njerëzve që të qëndronin prapa, kur pashë atë të binte”, tha O’Connor, citon Daily Mail.

Në një deklaratë BART nuk e përmendi emrin e burrit që ra, por tha se ai ishte i dehur dhe ishte dërguar për vlerësim mjekësor pas incidentit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *