Vendosni fjalën kyçe....

“Ambasadat janë bërë palë me Edi Ramën, mjaft u tallën me shqiptarët” – Lubonja


Analisti Fatos Lubonja ka bërë deklaratën e fortë duke thënë se ambasadat e huaja në Shqopëri janë bërë palë me Ramën dhe qeverinë e tij dhe se dhunën po e bën shteti.

I ftuar në studion e News 24 në emisionin Opinion, Lubonja e quajti tallje deklaratën e ambasadës amerikane duke pyetur pse kjo e fundit nuk reagoi në rastin e vjedhjes së 40 milionë eurove te Unaza e Re.

“Këta të ambasadës së SHBA duhet të na respektojnë dhe mos na tallin me këto mesazhe. Dhuna strukturore e shtetit, shkeljen e ligjit, i bën qeveria dhe jo opozita. Kur qeveria ushtron dhunë pse nuk reagojnë këta amerikanet e ambasadës. Po kur qeveria e vet nuk zbaton ligjet pse nuk ndërhyjnë këta, meqë ndërhyjnë këtu se shohin ca flakë. U vodhën 40 milionë euro tek Astiri, ke parë të ndërhyjnë këta? Jo. Prokuroria menjëherë arreston këta protestuesit sipas ligjit, a nuk mund të thuhet për këtë prokurori se nuk vepron fare për këto ngjarje? Mos na mërziten këta të ambasadës amerikane për parullat në shtëpinë e Borchardit por për korrupsionin tek Unaza fjala vjen. Janë totalisht të njëanshëm.” – tha Lubonja.

Lubonja theksoi se ambasadat në Shqipëri duhet të ishin gjyqtar ndërkombëtar i asaj që ndodh por ata janë palë me qeverinë dhe qyterarëve nuk u ka mbetur gjë tjetër veç të vetëmbrohen ndaj dhunë shtetëore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *