Vendosni fjalën kyçe....

Këshillat Bashkiakë Qarku Shkodër/ PSD forcë e parë ose e dytë në disa bashki


PS kryeson me 18 mandate në Shkodër ku janë numëruar 133 nga 247 qendra votimi. Bashkë Fitojmë ka deri tani 13 mandate. PSD ka 12 mandate ndërsa PD ka deri tani 5 vende. Partia Lëvizja e Legalitetit, Aleanca Liberale e Djathtë, Fryma e re Demokratike kanë siguruar nga 1 mandat.

Në Fushë Arrëz është mbyllur numërimi. Partia Agrare Ambientaliste ka marrë 3 mandate, Partia Socialdemokrate ka marrë 3 mandate. PS ka marrë 2 mandate, Partia Kristian Demokrate ka marrë 2 mandate ndërsa Bashkë Fitojmë, PD, Aleanca Liberale e Djathtë, Fryma e Re Demokratike dhe PDIU kanë marrë nga një mandat.

Në Pukë, PSD kryeson me 3 mandate. Partia Socialiste e BF kanë nga 2 mandate njësoj si Aleanca Arbnore Kombëtare. PD ka marrë vetëm 1 mandat.

Ndërkohë, LZHK, Fryma e re demokratike, Aleanca Demokratike, Balli Kombëtar, Fronti i Majtë kanë fituar secila nga një mandat.

Në Malësinë e Madhe dhe Vaun e Dejës ende nuk ka nisur procesi i numërimit për këshillat bashkiakë.