Vendosni fjalën kyçe....

Këshillat Bashkiakë Qarku Dibër/ PS para në 3 bashki, në Dibër s’ka nisur numërimi


Në Dibër nuk ka nisur ende numërimi për këshillat bashkiakë.

Në Bulqizë, nga 7 qendra votimi të numëruar nga 49 të tilla, kryeson PS me 11 mandate, ndërsa Lëvizja e Legalitetit ka deri tani 3 mandate.

Bashkë Fitojmë deri më tani ka siguruar 2 mandate, Aleanca Liberale e Djathtë ka siguruar 2 mandate ndërsa PAA, Partia Konservatore dhe PSD-ja kanë siguruar nga një vende secila.

Në Klos janë numëruar 16 qendra votimi nga 27 në total. PS ka deri tani 6 vende, Bashkë Fitojmë ka 3 vende, PR  e Aleanda për Demokraci e Solidaritet kanë nga 2 vende, PD ka 1 vend.

Po nga një vend kanë Fryma e Re Demokratike, Aleanca Demokratike e Shqipërisë, Bindja Demokratike, Aleanca Arbnore Kombëtare, Partia Unitetit Kombëtar dhe Partia e Gjelbër.

Në Mat janë numëruar 23 qendra votimi nga 49 në total. PS ka deri tani 9 mandate, BF ka 2 mandate, PSD ka marrë 3 mandate ndërsa Partia Agrare Ambientaliste, Partia Demokracia Sociale, Fryma e re Demokratike, Partia e Gjelbër dhe Lëvizja e Re kanë siguruar deri tani nga një vend në Këshill.