Në Berat po vijon numërimi për Këshillat Bashkiakë. Deri më tani janë numëruar 100 kuti nga 117 në total. Partia Socialiste merr 20 mandate. BF deri tani ka 7 vende, PD ka 3 vende, ndërsa PDIU ka 1 vend.
Në Kuçovë janë numëruar 23 nga 56 qendra votimi. PS ka deri tani 17 mandate, BF deri tani ka 8 mandate, ndërsa PD 3 vende. LZHK, Partia Aleanca Demokratike e Shqipërisë dhe Partia Balli Kombëtar kanë gjithashtu nga një vend.
Në Skrapar janë numëruar 22 nga 23 qendra votimi. PS ka 8 vende, BF ka 5 vende ndërsa nga 1 vend kanë marrë PSD e PR. PD deri tani s’ka asnjë vend.
Në Dimal janë numëruar 22 nga 49 qendra votimi. PS ka deri tani 10 vende, BF ka 3 vende. PD ka deri tani 4 vende, ndërsa nga 1 vend kanë marrë PSD, PR e Partia e Gjelbër.
Në Poliçan, PS ka marrë 13 nga 15 vendet më këshill, BF ka marrë 1 vend e 1 vend ka marrë PD.