Vendosni fjalën kyçe....

Qarku Elbasan/ PS fiton Elbasanin e Peqinin, kryeson në 5 bashkitë e tjera


Në Elbasan është konfirmuar që mbrëmjen e djeshme fitorja e kryebashkiakut socialist Gledian Llatja.

Në Librazhd socialisti Mariglen Disha kryeson me 73.9% të votave ndaj kandidatit të BF Shefki Çota me 26.1% kur janë numëruar 48nga 55 kuti.

Në Peqin ka fituar socialisti Bukurosh Maçi me 57.8% të votave ndaj kandidatit të BF me 42.2%.

Në Përrenjas kur janë numëruar 25 nga 39 kuti kryeson socialisti Nuri Belba me 63% të votave kundrejt Suzana Topit të BF që ka 37%.

Në Belsh kryeson kandidati i PS-së Arit Tafani me 50.7% të votave ndaj 49.3% të votave që ka marrëë Bedri Qypi kur janë numëruar 37 nga 39 kuti.

Në Cërrik kryerbashkiaku i PS-së Andi Salla ka marrë deri tani 79.7% të votave ndaj 29.3% të votave të Servet Duzhës së BF kur janë numëruar 50 nga 58 kuti.

Në Gramsh janë numëruar 42 nga 48 kuti me Besion Ajazin të PS-së që ka 53% të votave ndaj Hasim Cekrezit të BF që ka 47%.