Vendosni fjalën kyçe....

Qarku Gjirokastër/ PS fiton 3 bashki, kryeson në 3 të tjera. Kandidati i BF para në Memaliaj


Në Gjirokastër janë numëruar deri më tani 20 nga 67 kuti në total. Kandidati i PS-së Flamur Golemi udhëheq me 77.2%, ndërsa Dorjan Lani i ‘Bashkë Fitojmë’ ka me 22.8%.

Në Memaliaj, kandidati i BF  Albert Malaj ka 52.2% të votave ndërsa Gjolek Guci ka 47.8% kur janë numëruar 24 nga 27 kuti.

Në Dropull është shpallur fitues Dhimitraq Toli i PS-së me me 81.2% të votave, ndërkohë që rivali i tij më i afërt Thanas Maneka i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ ka marrë 14.87% të votave. Ndërkohë kandidati i Nisma Thurje Kosta Garo ka marrë 3.88% të votave.

Në Përmet janë numëruar deri tani 19 nga 23 kuti ku kryeson Alma Hoxha e PS-së me me 76.7%, ndërsa rivali i saj nga BF Edmond Komino ka 23.2%.

Në Tepelenë është shpallur fitues kryebashkiaku Tërmet Peçi i PS-së me 82.7% të votave ndaj Baftjar Imerit të BF me 10.3% ndërsa kandidati i PD-së Sokol Guga ka marrë 7%.

Në Këlcyrë është shpallur fitues Klement Ndoni i PS-së me me 49.3% të votave kundrejt Arjan Kasajt të BF me 47.3% ndërsa kandidati i PD-së Adriatik Spahiu ka marrë 3.3%. Në Libohovë janënumëruar 7 nga 9 kuti e kryeson kandidati i PS-së Leonard Hide që ka 54.2 të votave ndaj 45.8% të votave që ka Adil Xhelili i BF.