Vendosni fjalën kyçe....

Thaçi para Samitit të Berlinit: Nuk ka më dialog me Serbinë, pa SHBA-në!


Para samitit të Berlinit, presidenti i Kosovës Hashim thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, janë takuar me disa bashkëatdhetarë në kryeqytetin gjerman.

Në një deklaratë të përbashkët për mediat, Thaçi dhe Haradinaj thanë se Kosova do të paraqitet në samit me qëndrimet e veta.

Po ashtu, Haradinaj tha se nuk ka asnjë draft nga Samiti i Berlinit për arritjen e një marrëveshjeje mes Serbisë dhe Kosovës, sikurse është publikuar në disa media.

“Nuk ka ndonjë draft ose dokument ose ndonjë marrëveshje as të dakorduar e as të informuar paraprakisht por ajo çka është me rëndësi që e kemi thënë çdo herë, është se Kosova i ka qëndrimet e veta, besoj që edhe sonte do të jemi në nivel të përgjegjësive tona”, tha Haradinaj.

Presidenti Hashim Thaçi, nga ana tjetër theksoi se nuk do të ketë dialog pa SHBA-në. Megjithatë ai përsëriti qëndrimin e tij për bashkimin e Kosovës me Luginën.

“Nuk ka dialog dhe negociata pa SHBA-në, Kosova është vend i pavarur dhe sovran. Preshevë Medvegjë , Bujanovc krejt me qenë një Kosovë, krejt mirë ka me u bë”, është shprehur Thaçi.

Dy liderët kosovarë nuk iu përgjigjën pyetjes së gazetarëve nëse janë dakordësuar me njëri-tjetrin. Këto deklarata, Thaçi dhe Haradinaj i bënë vetëm pak orë para nisjes së samitit të thirrur nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emmanuel Macron.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *