Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e Pjerin Xhuvanit do ishte parandaluar, dy zv/drejtorët e policisë qëndronin në trotuar, nuk ndërhynë


Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje të reja nga dosja e Prokurorisë së Elbasanit, për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, katër ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021.

Në dosjes e prokurorisë thuhet se dy zv/drejtorët mund të kishin parandaluar vrasjen e Pjerin Xhuvanit nëse do kishin ndërhyrë, kjo pasi ata kishin mbëritur të parët në vendngjarje që pas lajmërimit nga ish-zyrtari i policisë Arjan Hoxha.

Vrasja e mjekut Pjerin Xhuvani dhe plagosja e katër personave të tjerë mund të ishte parandaluar, nëse policia do të kishte ndërhyrë në kohë, madje duke përdorur dhe armën e zjarrit. Kështu ka konkluduar Prokuroria e Elbasanit për ngjarjen e bujshme. Simpatizantët e të dyja forcave politike, të PD e PS, u konfliktuan dhe shkëmbyen jo vetëm debate, por përdorën dhe armë zjarri, ku mbeti i vdekur mjeku Xhuvani. Sipas të dhënave të dosjes hetimore, rezulton se në orën 14:00, ditën e vrasjes, dy zv.drejtorët mbërritën të parët në vendngjarje, pas njoftimi të bërë nga ish-zyrtari i policisë, Arjan Hoxha.

Ky i fundit pretendonte se bashkë me disa zyrtarë të tjerë dhe forca komando kishin ndaluar një mjet, pasi kishin dyshime se po shpërndante para në favor të PS. Dy zv.drejtorët e policisë po qëndronin në trotuar dhe nuk reaguan me urgjencë. Në këto momente, sipas dosjes, teksa ata po bisedonin me Arjan Hoxhën, kanë ardhur me një makinë tre automjete, Pjerin Xhuvani, Plarent Xhaferi, dhe një i skeduar, Luan Tabako, Marjo Cela, Gentian Sharra, i arrestuar nga operacioni ‘Plumbi i artë’”, tha gazetarja Lala.