Vendosni fjalën kyçe....

Syri Tv nxjerr videon: Takimi i fshehtë Basha-Balla


Syri Tv ka publikuar një video të një takimi mes Lulzim Bashës, në kohën kur ai drejtonte PD-në dhe kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Bëhet fjalë për denoncimin e Bashës ndaj Ballës lidhur me çështjen ‘Toyota Yaris’, të bërë në parlament.

Sipas Syri Tv, Basha e Balla janë takuar për 60 minuta mes tyre në apartamentin e një personi të njohur nga të dyja palët.

Videoja është publikuar në emisionin ‘Çim Peka Live’, ndërsa sipas gazetarit Peka pas këtij takimi Basha e ndërpreu akuzat ndaj Ballës.

Në fillim të emisionit, Peka shfaqi një deklaratë të Bashës në Syri Tv, ku ai akuzonte Ballën për lidhje me anëtarë të Bandës së Lushnjës dhe me çështjen ‘Toyota Yaris’.

“Ata janë takuar disa herë po ne me video vetëm këtu kemi mundur të provojmë.” – tha Peka.