Vendosni fjalën kyçe....

Indrit Hoxha takim në Marikaj: Prioritet infrastruktura, kontrata me vendet e BE-së për kultivuesit e vajit të ullirit


Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Voërn, Indrit Hoxha ka zhvilluar takime me banorët në Marikaj ku ka dëgjuar nga afër problemet e tyre të cilave nuk u janë dhënë zgjidhje nga bashkia.

Duke dëgjuar shqetësimet e banorëve për rrugën dhe kanalet e ujërave të zeza, Hoxha kërkoi mbështetjen e tyre për zgjedhjet e 14 majit për të sjellë ndryshimin dhe zgjidhjen e këtyre problematikave.

Hoxha shtoi se Marikaj është shpallur një nga 100 fshatrat turistikë dhe investimet e qverisë jnaë zero. Ai theksoi prioritet e tij, ku përveç infrastukturës, është edhe mundësimi i eksportit të banorëve që merren me kultivimin e vajit të ullirit.

“Marikaj është një nga 100 fshatrat turistikë që ka Shqipëria, sipas ministrisë së Bujqësisë. Investimet e qeverisë janë zero. Prioriteti im si kryetar bashkie do të jetë infrastruktura rrugore dhe uji i pijshëm. Jo vetëm kaq, por lobimi i fortë i imi që njerëzit që merren me kultivimin e vajit të ullirit tu mundësojë kontrata eksporti me vendet e BE-së. Dilni votoni masivisht, shprehni mendimin tuaj të lirë”, tha Hoxha gjatë takimit.