Vendosni fjalën kyçe....

Aksident fatal në aksin Bicaj–Kukës, humb jetën një 64-vjeçar



Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mesditën e sotme në aksin Bicaj–Kukës, ku një këmbësor ka humbur jetën si pasojë e përplasjes nga një automjet.

Sipas njoftimit paraprak të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30, kur shtetasi F. B., 56 vjeç, duke drejtuar mjetin e tij, ka përplasur këmbësorin I. H., 64 vjeç, banues në fshatin Bicaj.

Si pasojë e përplasjes, 64-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.