Vendosni fjalën kyçe....

Këlliçi: Nëse Veliaj ka 430 milionë euro për inceneratorë fantazmë, nga dheu do t`i nxjerr 16.5 milionë euro për t’u shërbyer 200 mijë qytetarëve


Kandidati i opozitës për bashkinë Tiranë, Belind Këlliçi ka prekur sërish një prej pikave të programit të tij elektoral, siç është ai i autobusit falas për qytetarët.

Këlliçi u shpreh se nëse Veliaj ka 430 milionë euro për inceneratorë fantazmë, nga dheu do t`i nxjerrë 16.5 milionë euro për t’u shërbyer 200 mijë qytetarëve në ditë.

Këlliçi gjithashtu ngriti pyetjen se nëse incerenatori e bën punën e vet, përse nuk lejohet të bëhet transparencë, duke shtuar se pronarët janë në kërkim ndërkombëtar.

Kam premtuar autobusin pa pagesë pas 14 majit. E kam premtuar dhe do ta bëjë realitet. Pse? Më kushton pothuaj sa para çon sot Erion Veliaj tek inceneratori që nuk ekziston. Ore kur ky inceneratori që paguajmë ne 14 milionë euro çdo vit, kur e bëka punën pse nuk na lejojnë të bëjmë transparencë dhe të vijnë këta pronarët, të krenohen me punën që kanë bërë. Pse janë në kërkim ndërkombëtar këta? Fare e thjeshtë është pyetja. Pse janë në kërkim ndërkombëtar? Eshtë fare e thjeshtë kur ka 430 milionë euro për inceneratorë fantazmë, nga dheu do t`i nxjerr 16.5 milionë euro për t’u shërbyer 200 mijë qytetarëve në ditë”, – tha Këlliçi.