Vendosni fjalën kyçe....

Meta sulmon Ramën nga Kavaja: Projekti i vetëm i tij grabitja e shpopullimi i Shqipërisë


Kreu i Partsë së Lirisë Meta sulmoi kryeministrin Rama nga Kavaja ku tha se projekti i vetëm i tij është shpopullimi i vendit.

Gjatë fjalës së tij në mbështetje të kandidatit të opzitës Fisnik Qosja, ai tha se kandidatët e Ramës s’janë për bashki po për prokurori pasi kanë shumë afera mbi kurriz.

Meta theksoi se qeverisja Rama ka grabitur qytetarët duke përfituar edhe nga fatkeqësitë natyrore si tërmeti i 26 nëntorit 2019.

“Rama ka një projekt të qartë, të shpopullojë vendin. Janë bërë gazi i botës, nuk kanë asnjë shans që të fitojnë as Kavajën e as Shkodrën.  Qytetarët do votojnë kundër shpopullimit. Kandidatët e Rilindjes s’janë për në bashki, por për në Prokurori. Ata kanë shumë afera mbi kurriz. Edhe tërmetin e përdorën për të vjedhur dhe për të marrë pronat e qytetarëve. E dini historinë e banorëve në Kombinat. I piketuan që të marrin pronat e tyre për oligarkët. Një shtet anëtare e NATO-s, që aspiron për BE. Si mund të kërkojë ky votat e qytetarëve të Kavajës, ku me kukullat e tij pranuan falimentimin e ujësjellës-kanalizimit të Kavajës. Ata falimentuan Kavajën. Se vodhën dhe keqmenaxhuan qytetin.” – tha Meta.