Vendosni fjalën kyçe....

Vjollca Braho emërohet zëvendësministre e Shëndetësisë, ikën Albert Nikolla


Kryeministri Edi Rama ka firmosur lëvizje në nivel zëvendës ministrash në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Kështu është liruar nga detyra zv/ ministri i Shëndetësisë Albert Nikolla.

Në vend të tij, është emëruar Vjollca Braho.

Ajo ka qenë drejtuese e Fondit të ISKSH dhe prej 3 vitesh ka mbajtur detyren e Kryeinspektores së Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, ISHS.