Vendosni fjalën kyçe....

Aksident i trefishtë në Rrugën e Kombit, dy të plagosurit transportohen drejt Traumës


Një aksident i trefishtë ka ndodhur pasditen e sotme në Rrugën e Kombit, ku tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën në aksin Milot-Rrëshen pranë Urës së Zogut.

Për pasojë dy persona janë plagosur dhe janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Dy prej makinave ‘G Class’ dhe ‘AMG’ janë përplasur me automjetin tip ‘benz’, duke shkaktuar edhe aksidentin e rëndë.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.