Vendosni fjalën kyçe....

Basha e akuzoi për aleancë me PS-në kundër SPAK-ut, Bardhi: Po të jetë për tituj gazetash kolegu ka marrë 500 mijë dollarë para ruse


Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Bardhi thumboi ish bashkëpunëtorët e tij Bashën dhe Alibeajn të cilët e akuzuan se ka bërë pazare me Ramën në një front anti SPAK, me mesazhe të qarta për drejtësinë e re.

Bardhi tha se akuzat e Bashës dhe Alibeajt janë të bazuara në tituj gazetash dhe shtoi se nëse dhe ai do bazohej në tituj gazetash atëherë Basha ka marrë 500 mijë dollarë para ruse.

“Apeli im për deputetët e kuvendit të Shqipërisë është të mos marrin tituj gazetash por përgjigje zyrtare nga SPAK e të informojnë qytetarët. Po të jetë për lajme gazetash kolegu im që u fry në mëngjes ka marrë 500 mijë dollarë para ruse sipas gazetave, por ne e dimë të gjithë bashkë që kjo është e pavërtetë me vendim gjykate. E ne duhet ti referohemi vendimit të gjykatës. E ju bëtë të njëjtin gabim që bëri kolegu sot u bazuat në lajmet e gazetave. Prandaj kur vijmë në foltore sidomos kur akuzojnë 116 deputetë të jenë të saktë me të dhëna zyrtare e jo keqintepretime.” –deklaroi Bardhi.