Vendosni fjalën kyçe....

Rama vijon takimet elektorale: Rrogat u rritën falë ekonomisë, nuk u rritën taksat, Saranda do kthehet në magnetin e Mesdheut


Kryeministri Rama vijoi takimin e rradhës elektoral në Sarandë ku iu kërkoi qytetarëve të votojnë kanditatin Oltion Çaçin.

Rama përpara qytetarëve tha se rrogat janë rritur dhe do rriten jo falë taksave, pasi ato nuk janë rritur, por falë ekonomisë të rritur.

Gjithashtu Rama tha se edhe pse pensionistëve iu kanë dhënë pako herë pas here, do bëhet çmos për rritjen e pensioneve të tyre.

Të ardhrat në rritje për shtetin nuk kanë ardhur nga rritja e taksave, por ne kemi rritur ekonominë, kështu janë rritur edhe mundësitë. Por ne nuk do flejmë rehat, përveç pakove të herë pas hershme që iu kemi dhënë pensionistëve, do bëjmë çmos për tju rritur pensionet. Nës ekoka do të ktheht mbrapa të shohësh mbrapa, ska asnjë dyshim se Saranda nuk krahasohet me atë që ishte, e cila po mbyll sot një plagë të tmerreshme, të kanalizimeve që derdheashin ku të mundnin.” tha Rama.

Rama më tej tha se Saranda do vazhdojë transformimin e saj, për ta bërë atë një nga magnetet më tërheqëse të Mesdheut.

Kryeministri falenderoi edhe kryebashkiakun aktual të Sarandës, Adrian Gurmën për gjithë punët e tij në qytet për 4 vjet.