Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Rama ka marrë peng Alibeajn me të vëllain, e ka kriminel të rrezikshëm


Sali Berisha ka thënë sot se Enkelejd Alibeaj, kryetari i komanduar i PD, mbahet peng nga kryeministri Edi Rama për të vëllanë, të cilin ai e quajti një kriminel të rrezikshëm. Dhe bëhet fjalë për shtetasin Taulant Alibeaj, i arrestuar vite më parë në një shtet evropian.

“Alibasha dhe Lulbrava u bënë me qëndrimet e tyre simbolet më të shëmtuara të politikanit në 32 vite. Mua nuk më dëmtuan ata, por u përpoqën. PD shpëtoi prej tyre. Enkelejd Alibeaj është një vegël e shëmtuar e Edi Ramës, i marrë peng kokë e këmbë për vëllanë e tij, një kriminel i rrezikshëm.

Kam thënë peng Lul Bashën dhe Enkelejd Alibeajn. Të parin me dosjen e larjes së parave, 700 mijë Eurove që mund të hapet në çdo moment se aty ka bërë një hile Rama aty, njëri prokuror e ka firmosur e tjetri jo. Ky zotëria ka një kriminel të rrezikshëm që nuk e ka deklaruar dhe për të cilin nuk thotë se kush është dhe për të cilin Rama e tërheq”-u shpreh Berisha në emisionin “Opinion” në TV Klan.