Vendosni fjalën kyçe....

33 vite pritje, Napoli shpallet kampion i Seria A


33 vite pritje për Napolin dhe tifozët e tyre morën fund sonte. Ekipi i udhëhequr nga Spalletti është kampioni i ri i Italisë.

Napoli e siguroi titullin matematikisht pesë javë para përfundimit zyrtar.

Një barazim i sotëm 1:1 me Udinesen në udhëtim mjaftoi që napolitanët të nisin festën e madhe.

Pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit shpërtheu festa e madhe në stadium, teksa tifozët e “pushtuan” fushën.