Vendosni fjalën kyçe....

Kapet me 5 kg kanabis në bagazhin e makinës, arrestohet 19-vjeçari në Lezhë


Një 19-vjeçar i identifikuar si Lorenzo Zusi është arrestuar nga policia në Lezhë pasi u kap me 5 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Njoftimi:

“Nga kontrolli i ushtruar në bagazhin e automjetit që drejtonte 19-vjeçari, shërbimet e Policisë gjetën një qese të mbushur me rreth 5 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, sasi e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin dhe me celularë të të arrestuarit.

Vijojnë veprimet hetimore për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të metejshme, për vepren penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.