Vendosni fjalën kyçe....

Aktori dhe producenti i njohur amerikan, Danny Glover viziton muzeun ‘Gjergj Kastriot Skënderbeu’ në Krujë


Aktori dhe producenti i njohur amerikan, Danny Glover ka vizituar ditën e djeshme Muzeun “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë.

Lajmi u bë me dije nga Muzeu Historik dhe Etnografik në Krujë me anë të një videoje të postuar në faqen zyrtare të facebooku-t. P

Pasi ka vizituar muzeun, Glover ka parë edhe filmin e Skënderbeut brenda ambjenteve të muzeut. Ai u shpreh i mahnitur nga historia e heroit kombëtar të shqiptarëve.

Glover ka pasur një sërë rolesh në filma, skenë dhe televizion, dhe është më i njohur për rolin e rreshterit të policisë së Los Anxhelosit Roger Murtaugh në serinë e filmave aksion “Lethal Ëeapon”, duke luajtur së bashku me Mel Gibson dhe Joe Pesci. Më vonë ai luajti edhe një herë me Gary Busey në filmin e suksesshëm Predator 2. Gjithashtu ka qenë producent në disa filma amerikanë të realizuar.