Vendosni fjalën kyçe....

Sot Fitër Bajrami, mijëra besimtarë myslimanë falin namazin në sheshin ‘Skënderbej’


Të gjithë besimtarët myslimanët, në mbarë botën, festojnë sot Fitër Bajramin. Me rastin e kësaj ditë shumë të rëndësishme në kalendarin fetar mysliman, mijëra besimtarë shqiptarë, kryen faljen e namazit në “Sheshin Skënderbej”, Tiranë nën drejtimin e Kryetarit të KMSH, Bujar Spahiu.

Ceremonia nisi rreth orës 06:22, ndërsa Namazi u fal në orën 06:58.

Për besimtarët kjo ditë shënon shpërndarjen e lëmoshës, solidarizimin me të varfrit në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi ta gëzojnë së bashku këtë festë. 

Gjithashtu Fitër Bajrami shënon për myslimanët fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit pas 30 ditësh agjërimi.