Vendosni fjalën kyçe....

Gradeci nxjerr tabelat: Bursa Shqiptare e Energjisë gënjeshtër e qeverisë, KESH e shet energjinë më lirë se ajo


Kreu i Komisionit të Energjisë te Partia e Lirisë, Klodian Gradeci, shkruan sot se Bursa Shqiptare e Energjisë është fiktive dhe jo funksionale.

Në një shënim në Facebook ai ka nxjerrë tre tabela ku sipas tij tregohet se KESH e shet energjinë më lirë se Bursa Shqiptare e Energjisë, me këtë të fundit që e cilëson një genjështër si gjithë të tjerat të premtuara nga qeveria.

Gradeci denoncon qeverinë se e ka kthyer abuzimin në gur themeli si dhe për shpërdorimin e burimeve natyrore si placckë personale të interesave private.

“KESH shet më lirë sesa Bursa Shqiptare Energjisë. Kjo provon edhe njëherë se bursa shqiptare është fiktive, pa pjesëmarrës, dhe realisht nuk është operative. Është si çdo gënjeshtër e premtuar nga qeveria. Është e vetmja bursë në botë që nga themelimi ka zero transaksione! E dyta lidhet me KESH, që refuzon t’i shërbejë misionit të vetë ligjor dhe administrativ dhe vijon me modelin e tregut spekulativ. Abuzimi është kthyer një gur themeli për qeverinë. Shpërdorimi i burimeve natyrore si plaçkë personale e interesave private të funksionarëve të shtetit duhet të ndëshkohet. Diferenca midis çmimit të shitur nga KESH dhe çmimit të bursës EEX për sasitë 19200 MWh është 1 milion Euro.” – shkruan Gradeci.