Vendosni fjalën kyçe....

Pse Rama i ka vendosur 10 milionë lekë gjobë Sonila Meços


Nga Pano Soko

Sonilës i kanë vendosur 10 milionë lekë gjobë.

1 milion sepse thotë që njerëzit po vdesin për bukë.
1 milion sepse thotë që qeveria u tall me ndihmën që iu dha njerëzve.
1 milion sepse thotë që vendet e punës po na i humb keqqeverisja, jo pandemia.
1 milion sepse ajo thotë që konçesionet janë kanceri që ia mori jetën këtij vendi.
1 milion sepse thotë që unaza e re ishte vjedhje.
1 milion sepse thotë që këtu hajdutët duhet të ishin në burg, jo në qeverisje.
1 milion sepse thotë që Shqipëria është mbytur në borxhe.
1 milion sepse thotë që këto borxhe kanë ikur nëpër xhepat e pushtetit.
1 milion sepse thotë që Teatri është aferë korruptive 200 milion Euro dhe duhet mbrojtur.
1 milion sepse thotë që në Shqipëri po instalohet diktatura.

Nuk ka lidhje Akti Normativ, distancimi social, rregullat e sjelljes e tërci e vërci. Kryeministri as e rruan për Aktin Normativ. Fotot janë të së njëjtës ditë.
Atij i dhëmb e vërteta. I dhëmb kur i përmend lekët që iu mungojnë sot shqiptarëve.

I mjeri, harron që liria nuk ka çmim.