Vendosni fjalën kyçe....

Spahia tregon pikat e forta të programit: I jep zhvillimin e nevojshëm ekonomik e turistik Shkodrës


Kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia, i cili rikandidon në 14 maj, ka prezantuar sot disa nga pikat kryesorë të programit të tij për qytetin.

Gjatë një takimi me qytetarë të Shkodrës, ai theksoi se Shkodra do kthehet në një qendër të rëndësishme në rajon, me programin e tij që do i japë zhvillimin e nevojshëm ekonomik e turistik.

Ai nënvizoi ndriçimin e ri publik, parqe të reja në qytet, përmirësimin e infrastrukturës rrugore, restaurimin e fasadave, kënde të reja sportive, përmirësim të menaxhimit të mbetjeve, etj.

“Bashkëbisedimi me gratë dhe vajzat është gjithmonë një mundësi e mirë jo vetëm për të shpalosur programin e 4 viteve të drejtimit të Bashkisë Shkodër, por edhe për të analizuar në detaje problematikat  dhe gjetur zgjidhjet. Në rajonin 3/3, aty ku mbështetja ka qënë e vazhdueshme dhe për të cilën shpreha mirënjohjen ndaj zonjave, pata mundësinë të shpalos disa prej pikave të programit. Përmirësim i infrastrukturës rrugore, krijimin e hapësirave të reja publike dhe rikualifikim i parqeve, restaurimin e fasadave dhe blloqeve të pallateve me efiçense energjie. ndriçimin e ri publik me sistemin LED, shtim të linjave të transportit publik. terrene të reja sportive dhe rikonstruksione të shkollave të zones, këndet sportive në lagje e përmirësim i menaxhimit të mbetjeve. Shkodra do të jetë një qendër e rëndësishme në rajon, ku programi ynë i jep zhvillimin e nevojshëm ekonomik e turistik.” – tha Spahia.