Vendosni fjalën kyçe....

Dy të mitur në Shkup abuzojnë seksualisht me 8-vjeçaren, filmojnë skenën dhe e shpërndajnë tek shokët


Një ngjarje e rëndë është raportuar në Shkup ku dy të mitur kanë abuzuar seksualisht me një 8-vjeçare në Shkup. Sikur të mos mjaftonte, ata e kanë incizuar me telefon dhe më pas incizimin e kanë shpërndarë me shokët e tyre.

Policia ka qenë e informuar për rastin që ka ndodhur para dhjetë ditëve, pasi nëna e fëmijës së dhunuar rastin e ka paraqitur në stacionin policor në Bit Pazar.

Pas pranimit të denoncimit, pjesëtarë të MPB-së, kanë marrë dëshminë nga të miturit të cilët janë të moshës 10 dhe 13 vjeçare dhe me prindërit e tyre, duke dokumentuar rastin dhe ngritur kallëzim.

Siç njoftoi televizioni Telma, për shkak se të dy të dyshuarit janë të mitur, kundër tyre nuk mund të ketë procedurë penale, por për rastin vepron Qendra për Punë Sociale.