Vendosni fjalën kyçe....

Yuri Kim iu bëri pyetje retorike kandidatëve të Berishës, Paloka: Po dëmtoni imazhin e vendit që përfaqësoni



Deputeti Edi Paloka ka reaguar ndaj ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila pyeti sot kandidatët për zgjedhjet e 6 Marsit, se nga kush do të drejtohen, në rast se mbështeten nga persona të shpallur non grata.

Teksa nxjerr fotot e disa prej ministrave të qeverisë Rama të dyshuar për korrupsion, Paloka pyet Kim, nëse shqiptarët duhet të votojnë për ta, teksa i përmend dhe skandalin e inceneratorëve.

“Pra sipas jush zonja ambasadore, shqiptaret duhet te votojne kandidatet e ketyre…?!!
Keta shqiptaret i njohin mire po dhe ju zonje , sikur vetem skandalin e fundit te inceneratoreve te kishit ndjekur, do e dinit po aq mire se kush jane te korruptuarit e kryekorruptuarit ne kete vend.
Vertete nuk e kuptoni se keshtu nuk po beni gje tjeter , vecse po demtoni imazhin e vendit qe perfaqesoni perpara nje populli qe ate vend e adhuron pikerisht per vlerat dhe parimet qe perfaqeson e jo vetem per historine qe na lidh ?!
Keni thene dikur se ka nga ata qe perpiqen te prishin marrdheniet midis SHBA dhe shqiptareve! Po ju them sot, se askush me shume se ju nuk po perpiqet ta bej nje gje te tille duke u vene ne krah te nje qeverie qe vete Departamenti juaj i Shtetit e ka cilesuar si me te korruptuaren ne rajon!”, shkruan Paloka në postimin e tij.

Ambasadorja Kim iu drejtua kandidatëve të koalicionit Shtëpia e Lirisë me disa pyetje.

Ajo shkruajti në Twitter se nëse ata mbështeten nga një person i shpallur non grata për korrupsion të konsiderueshëm, duke nënkuptuar ish-kryeministrin Berisha, atëherë çfarë po u premtojnë votuesve.

“Pyetje për kandidatët: Nëse sponsori juaj kryesor është dikush i përcaktuar nga SHBA për korrupsion të konsiderueshëm, çfarë saktësisht po u premtoni votuesve? Kush do t’ju zotërojë nëse fitoni dhe çfarë do t’i detyroheni atyre? Çfarë duhet të presin shqiptarët? Çfarë duhet të presin SHBA?” – shkruan Kim në Twitter.

Deklarata e ambasadores amerikane vjen pas një serie akuzash nga ish-kryeministri Berisha ndaj saj. Ky i fundit e ka quajtur atë ‘guvernatore’ të Shqipërisë dhe i ka kërkuar të mos ndërhyjë në çështje të brendshme që nuk i takojnë.