Vendosni fjalën kyçe....

Alibeaj flet me emra: Berisha e Rama ndajnë interesa të përbashkëta, oligarkët nyje lidhëse mes tyre


Kreu i komanduar i PD-së Enkelejd Alibeaj ka pohuar mbrëmjen e sotme emrat e atyre që mbështesin Sali Berishën.

Në një intervistë për emisionin ‘Pa censurë’ në RTSH të gazetares Elona Meço, ai tha se Berisha e Rama ndajnë interesa të përbashkëta ndërsa shtoi se ish-kryeministri është mbështetur në të shkuarën e mbështetet ende nga Zamir Mane, Shefqet Kastrati, Bashkim Ulaj e Pëllumb Salillari.

Sipas tij, ata janë nyja lidhëse mes të dyve.

“Zamir Mane, Çet Kastrati, Bashkim Ulaj, Salillari. Në qeverisjen e PD ishin të lidhur drejtpërdrejt me qeverisjen e Sali Berishës. Sot, janë po këta që janë të lidhur me qeverisjen e Edi Ramës. Është nyja lidhëse mes njërit edhe tjetrit. Po them që interesat ekonomikë janë të njëjta dhe marrin e japin si me njërin, dhe me tjetrin. Mbështetja e tyre për Berishën ka qenë dje, është edhe sot. Janë këta oligarkë që drekojnë, gostisin me Sali Berishën edhe në festa dhe dasma” – tha Alibeaj.