Vendosni fjalën kyçe....

Alibeaj bën deklaratën e fortë: Në PD-në e Bashës vendimet i merrte Berisha


Kreu i komanduar i PD-së Alibeaj bëri mbrëmjen e sotme deklaratën e fortë se në kohën kur selia blu drejtohej nga Lulzim Basha, vendimet merreshin nga Sali Berisha.

Gjatë intervistës me gazetaren Elona Meço në emisionin ‘Pa censurë’ në RTSH, ai tha se ish-kryeministri nuk synon fitoren në zgjedhjet e 14 majit por synon si të mbrohet nga shpallja non grata.

“Halli i madh i tij është si të mbrohet nga non grata dhe eventualisht nga procedimet penale që mund të vijnë, si rrjedhojë e asaj si është dizenjuar për minim të demokracisë  dhe për korrupsion. Zoti Berisha nuk fiton dhe as nuk i çon dot demokratët në fitore.” – u shpreh Alibeaj.

Ai tregoi edhe objektivin e PD-së në zgjedhjet e 14 majit duke theksuar se synimi është ruajtja e ekzistencës së PD-së dhe fitorja në 3 bashki.

“Synimi aktual është të ruajmë ekzistëncën e partisë, pasi duhet ta pranojmë që ka ndodhur një plagosje e strukturave tona. Sipas të dhënave zyrtare rezulton se 50% e shqiptarëve refuzojnë me neveri tre fosilet politike.” – shtoi Alibeaj.